Një shtëpi në Prishtinë përfshihet nga zjarri

Një shtëpi në Prishtinë përfshihet nga zjarri

Një shtëpi në rrugën “Isa Kastrati” rreth orës 19:00 është përfshirë nga zjarri

Lajmin për Insajderi-n, e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Boroci.

“Policia menjëherë pas informatës ka dalë në vendin e ngjarjes. Janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë arritur të lokalizojnë zjarrin”, tha ai.

Nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia është duke  punuar për hetimin e rrethanave të rastit. /Insajderi.com