Një shtetas i huaj gjendet i vdekur në Mitrovicë

Një shtetas i huaj gjendet i vdekur në Mitrovicë

Një person me shtetësi të huaj është gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Mitrovicë, njofton Insajderi.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në njoftimin e tyre 24-orësh, ku rastin e kanë cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.

Në raport tutje thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

“Mitrovica Jugu, 12.12.2020-12:40. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull shtetas i huaj. Ne vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com