Një televizion në Serbi e prezanton Kosovën si shtet të pavarur – mediat tjera e quajnë skandal

Një televizion në Serbi e prezanton Kosovën si shtet të pavarur – mediat tjera e quajnë skandal

Kosova është njohur nga dikush në Serbi. Por, jo nga institucionet shtetërore megjithatë.

Në fakt, ka qenë televizioni N1, i cili në një lajm për shtetet e Ballkanit e ka prezantuar Kosovën si shtet kur ka folur për shtetet e Ballkanit perëndimor e gjithashtu ka paraqitur flamurin e Kosovës, në mesin e atyre të Bosnjës, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Greqisë e vendeve të tjera.

Ky prezantim i flamurit dhe kjo njohje e shteti të Kosovës është cilësuar si skandal në media tjera serbe.

Është gazta Politika që ka shkrua një artikull duke e vendosur me shkronja kapitale titullin “SKANDAL”.

“SKANDAL: Në televizionin N1 Kosova tregohet si shtet i pavarur”, shkruan gazeta serbe, njofton Insajderi. 

N1 është televizion që ka filluar transmetimin në vitin 2014. Ky kanal ka zyra në Beograd, Sarajevë dhe Zagreb ndërsa mbulon ngjarjet në gjithë territorin e ish-Jugosllavisë.

N1 është zgjatim dhe i lidhur me gjigandin amerikan mediatik CNN International./Insajderi.com