Policia në Mitrovicë njofton për një vrasje në tentativë që ka ndodhur dje pasdite në rr.”Hasan Prishtina” në Mitrovicë.
Ankuesi mashkull shqiptar ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje lidhur me një vend parkim me të dyshuarin mashkull shqiptar, i dyshuari ka shtënë me armë në drejtim te tij.
Nuk raportohet për të lënduar, derisa në vendin e ngjarjes është konfiskuar një armë e llojit GLOCK 9X19 me një gëzhojë dhe 15 fishekë.
“I dyshuari për momentin është në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.