Një tjetër ish-ushtar i UÇK-së ftohet nga Specialja

Një tjetër ish-ushtar i UÇK-së ftohet nga Specialja

Edhe një ish-ushtar i UÇK-së është ftuar nga Gjykata Speciale, njofton Insajderi.

Kryetari i OVL e UÇK-së, Hysni Gucati, përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur se Elbasan Shoshaj është personi i radhës që është ftuar nga Specialja.

“Sot morra lajmin që bashkëluftëtari nga Prizreni, Elbasan Shoshaj është ftuar nga Gjykata Speciale. Edhe ky luftëtar i lirisë do të dali faqebardhë nga kjo gjykatë”, ka shkruar Gucati.

Gjykata Speciale ditë më parë bëri publike ngritjen e aktakuzës për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.