Kurti njofton për një anëtarësim në Lëvizjen Vetëvendosje

Kurti njofton për një anëtarësim në Lëvizjen Vetëvendosje

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka njoftuar se që nga sot partisë së tij i është bashkuar Zeqir Bekolli.

Kurti e përshkruan Bekollin si një veprimtar të shquar për komb e shoqëri. Ai ka thënë se Bekolli është publicist, shkrimat e gazetar i luftës.

“Lëvizjes Vetëvendosje sot iu bashkua Zeqir Bekolli, publicist e shkrimtar, gazetar e reporter i luftës, autor i disa veprave letrare dhe publikimeve të ndryshme. Me prejardhje nga Korrotica e Epërme e Drenicës, z.Bekolli është veprimtar i përkushtuar për shoqëri, kulturë dhe komb” shkruan Kurti në Facebook.

Image may contain: 2 people