Një trup i varrosur në mënyrë të pazakontë gjendet në Prizren

Një trup i varrosur në mënyrë të pazakontë gjendet në Prizren

Një trup i veshur me rroba dhe i mbështjellë me batanije është gjetur i varrosur pa dërrasa dhe pa gjësende tjera, është gjetur në Prizren, njofton Insajderi.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë, ku thuhet se kjo mënyrë e pazakontë e të varrosurit është vërejtur gjatë mihjes në varreza për të hapur një varr për një rast vdekje.

Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë përkatëse policore.

Hetimet në lidhje me rastin do t’i kryejë njësia për hetimin e krimeve të luftës.

“Prizren NN.Gjatë mihjes në varreza për të hapur një varr për një rast vdekje puntorët kanë vërejtur një trup të veshur me rroba, të mbështjellë me batanije dhe të varrosur pa dërrasa dhe pa gjësende tjera, i varrosur në mënyrë të pa zakontë. Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë përkatëse policore. Hetimet në lidhje me rastin do t’i kryejë njësia për hetimin e krimeve të luftës”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com