Një turku i vidhet çanta në Prishtinë

Një turku i vidhet çanta në Prishtinë

Një turkut në Prishtinë nuk i ka shkuar si është më së miri dita e enjte në kryeqytet.

Kjo pasi atij iu vodh çanta me gjëra personale, dokumente identifikuese dhe disa para.

Policia e Kosovës në raportin ditor ka thënë se vlera e parave ishte 50 euro dhe 150 lira turke.

Rasti ka ndodhur në “Rr Tirana”, ndërsa Policia po e heton ngjarjen. /Insajderi.com