Një vdekje dhe 21 raste të reja me COVID-19

Një vdekje dhe 21 raste të reja me COVID-19

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 gjatë njëzetekatër orëve të fundit.

Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar edhe për 21 raste të reja me COVID-19.

Ndërsa, 16 persona janë shëruar nga Coronavirusi.

Rastet aktive me COVID-19 janë 445.

Qendër e Vaksinimit – Salla “1 Tetori” në Prishtinë

Gjithashtu, ka vazhduar edhe procesi i vaksinimit.

Brenda ditës janë vaksinuar edhe 3 mijë e 639 persona.

Deri më tani, 839 mijë e 518 qytetarë kanë marrë të paktën një dozë vaksine.

Ndërsa, 733 mijë e 108 kanë kryer procesin me të dy dozat. /Insajderi.com