Një veturë bie në Liqenin Artificial në Mitrovicë

Një veturë bie në Liqenin Artificial në Mitrovicë

Një veturë e tipit “Golf VI”, në orët e hershme të mëngjesit kishte rënë në Liqenin Akumulues.

Kështu është bërë e ditur nga “Jepi Zë”, sipas raportimeve të së cilës nuk ka të lënduar.

“Fillimisht u mendua se vetura do të nxirret shpejt dhe lehtë, pasi nuk ishte zhytur tërërisht. Por, tani duket se vetura është fundosur thuajse e gjitha”, thuhet në njoftim.

Tashmë në vendin e ngjarjes janë parë të kenë dalur edhe zhytësit e klubit “Trepça”, të cilët do të asistojnë në këtë operacion.

Ata duket se do të futen në ujë për ta lidhur veturën e për ta tërhequr më pas.

Ndërkohë, në vend të ngjarjes po vazhdon të qëndrojë Policia dhe Zjarrfikësit, mirëpo nuk është dhënë asnjë informatë deri më tani. /Insajderi.com

Vështirësohen punët: Vetura zhytet edhe më shumë në ujë, zjarrëfikësit nuk po mund ta nxjerrin

***

Një veturë e tipit…

Posted by Jepi zë on Sunday, October 25, 2020