Një veturë rrokulliset në rrugën Prishtinë-Podujevë

Një veturë rrokulliset në rrugën Prishtinë-Podujevë

Në rrugën Prishtinë-Podujevë një veturë ka përfunduar e rrokullisur.

Nuk dihet se cilat shkaqet që ndikuan që shoferi makinës ta humbë kontrollin e lëvizjes.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, tha për Insajder-n se nuk ka të lënduar në këtë aksident.

“Sot rreth orës 08:00, në rrugën Prishtinë Podujevë, ka ndodhë një aksident trafiku, ku një veturë e cila ishte në lëvizje, për shkaqe akoma të panjohura ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur. Bazuar në të dhënat e deritanishme nuk ka persona të lënduar. Me rastin po merret njësiti trafikut”, tha Ahmeti. /Insajderi.com