Një viktimë dhe 115 raste të reja me Coronavirus në Maqedoninë Veriore

Një viktimë dhe 115 raste të reja me Coronavirus në Maqedoninë Veriore

Një i vdekur dhe 115 raste të reja me COVID-19 janë shënuar së fundmi në Maqedoninë e Veriut, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, ku tutje kanë shtuar se numri i të shëruarve ka arritur të kalojë dyfishin e atyre që janë infektuar brenda 24 orëve të fundit.

Përgjatë kësaj periudhe kohore, numri i të kuruarve ka shkuar në 368.

Deri më tani, në Maqedoni të Veriut janë kryer gjithsej 149,934 teste të COVID-19.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuar  që nga fillimi i epidemisë është 14 mijë e 455, numri i pacientëve të rikuperuar është 11 mijë e 525, numri i atyre që humbën jetën është 604 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në këtë vend është dy mijë e 326. /Insajderi.com