
Një person ka vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.com.
Kështu është bërë e ditur në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, ku thuhet se edhe tetë qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Rastet e reja pozitive janë regjistruar nga gjithsej një mijë e 98 mostra të marra për testim.

Testet për COVID-19
Në të njëjtën periudhë kohore janë shëruar edhe nëntë qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 157 mijë e 787.
Me këtë rast edhe numri i rasteve aktive ka rënë në 320.
30 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 607 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.615.360 doza të vaksinës. Deri më sot 761.595 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Insajderi.com