Një vit nga vrasja e Qerim Kelmendit

Një vit nga vrasja e Qerim Kelmendit

Ka kaluar një vit që nga vrasja e ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendi.

Ai u vra në mesnatën e 27 shkurtit të vitit të kaluar, pranë fshatit të tij Llabjan, ku trupi dhe vetura e tij u gjetën të djegura.

Sipas policisë për rajonin e Pejës thuhet se viktima në fjalë u gjet brenda veturës, e cila ishte përfshirë tërësisht nga zjarri.

Ibrahim Kelmendi ishte anëtar i Lëvizjes Popullore të Kosovës.

Për të nderuar jetën dhe veprën e tij, në Institutin Albanologjik në Prishtinë në ora 13:00 do të mbahet një akademi përkujtimore, ndërsa në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan do të bëhen edhe homazhe./Insajderi.com