Një vit më parë, një nxënës vrau në gjendje amoku në një qendër tregtare në Munih nëntë vetë. Këtë të shtunë u zhvillua një ceremoni pëkujtimore për viktimat.
Më 22 korrik 2016, 18-vjeçari David S. vrau me armë nëntë vetë si dhe veten në qendrën tregtare Olimpia në Mynih.
Në përvjetorin e parë të këtij krimi, këshilli i qytetit, qeveria dhe parlamenti i landit si dhe të afërmit e viktimave u mblodhën në një ceremoni përkujtimore.
Në vendin e ngjarjes përballë qendrës tregtare u përurua një monument kushtuar viktimave.
Monumenti përkujtimor “Për ju” përbëhet nga një pemë xhinko, e cila rrethohet nga një unazë çeliku dy metra të lartë. Në unazë janë vendosur nëntë gurë, me emrat dhe fotografitë e viktimave.
Përveç kryebashkiakut Dieter Reiter në ceremoni morën pjesë edhe kryeministri i landit Horst Seehofer dhe presidentja e parlamentit të landit Barbara Stamm. “Masakra një vit më parë goditi gjithë Bavarinë”, tha Seehofer.
Nga radhët e anëtarëve të viktimave foli i vëllait Armela Segashit, Arbnor Segashi. 14-vjeçarja Armela ishte e para e nëntë viktimave.
Sipas hetuesve i sëmuri mendor David S. kishte vite që përballej me dhunë psikologjike dhe lëndime personale.
Po ashtu sipas hetimeve vepra e tij duhet të ketë pasur gjithashtu motive racore. Në këtë konkluzion hetuesit kanë arritur pas analizës së chat-it të dorësit.
Sipas hetimeve David S. i kishte planifikuar veprimet e tij sipas modelit të ekstremistëve të djathtë dhe i motivuar nga atentati masi i norvegjezit Anders Breivik. Nxënësi e kreu veprën e tij në përvjetorin e pestë të veprës së Breivikut. /DW