Një vit pritje, tri pyetje dhe thirrja për drejtësi

Një vit pritje, tri pyetje dhe thirrja për drejtësi

Muaji nëntor shënon 1 vjetorin e vdekjes së Milot Bajramit nga Prishtina i cili ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur me 1 nëntor 2015.

Sipas aktakuzës, i dyshuari, Dikton Zariqi akuzohet se ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, në atë mënyrë që duke lëvizur ka rrezikuar trafikun publik dhe ka venë në rrezik jetën dhe trupin e njerëzve, gjë që ka rezultuar me vdekjen e një personi – Milot Bajramit.

Po ashtu, sipas aktakuzës, përkundër faktit se me automjetin e tij e ka goditur tani te ndjerin Bajrami, i cili kishte marrë lëndime për vdekje, i akuzuari nuk është afruar t’i japë ndihmën e nevojshme pas aksidentit.

E shoqëria e Bajramit po kërkon drejtësinë e vonuar.

“Këtë muaj bëhen 1 vit prej që Mili (Milot Bajrami v.j) ka ndërruar jetë. Nesër, pas 1 viti, u ftova që të dëshmoj për rastin. 1 vjet. Po më intereson pse ky rast është shtyrë kaq shumë kur faktet dihen? Pse disa raste zgjidhen për dy muaj e disa tjera me vjet? Çka është kjo drejtësi selektive?”, ka shkruar Renea Behluli,  mike të ndjerit Bajrami.

Mikja e viktimës e cila ka qenë në veturë me të kur ka ndodhur aksidenti që ka rezultuar me vdekje, ka bërë një ftesë të gjithëve që të “bashkëngjiten në luftën për drejtësi për Milin”.

Lexojeni thirrjen e saj në Facebook.

[iframe id=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freneabe%2Fposts%2F10211042683123348&width=500″]