Sot është bërë një vjet që kur erdhi në krye të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti me Lëvizjen Vetëvendosje.
Qeveria që për kryeministër ka Albin Kurtin, sot shënon një vjetorin e qeverisjes.
Më 22 mars 2021 mori 67 vota për dhe 30 kundër.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës, më 21 dhjetor 2020 kishte rrëzuar Qeverinë Hoti me shumicë deputetësh nga radhët e LDK-së, duke bërë që vendi të shpallë zgjedhjet e reja jo më larg se 40 ditë nga dalja e vendimit të Kushtetueses.
Por, sipas vendimit të gjyktës, Albin Kurtit i ishte ndaluar kandidimin për deputet, bashkë me disa zyrtarë të tjerë të VV pasi ishin të dënuar me kusht për shkak të hedhjes së gazit në Parlament.
Partia e tij fitoi mbi 50 për qind të votave, duke ia mundësuar kështu që së bashku me votat e garantuara të deputetëve të pakicave ta formojë pa problem qeverinë Kurti 2.
Partia Demokratike e Kosovës ka 19 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka tetë deputetë. 20 vende të garantuara u takojnë pakicave, 10 nga to vetëm për serbët e Kosovës.
Qeveria Kurti 2 ka 15 ministri, nga ta 8 anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Zëvendëskryeministër i parë për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi.
Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Zëvendëskryeministre e tretë për Çështje të Pakicatve dhe të Drejtave të Njeriut, Emilia Rexhepi.
Ministre e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Ministër i Shëndetësisë është Rifat Latifi.
Ministre e Arsimi, Shkencës dhe Teknologjisë është Arbërie Nagavci.
Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit është Hajrulla Çeku.
Ministër i Administrimit Lokal është Elbert Krasniqi.
Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës është Liburn Aliu.
Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural është Faton Peci.
Ministër i Mbrojtjes është Armend Mehaj.
Ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla.
Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
Ministre e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Ministër për Komunitete dhe Kthim është Goran Rakiq.
Ministër për Zhvillimin Rajonal është Fikrim Damka./Insajderi.com