Një vjet qeveri Kurti 2

Një vjet qeveri Kurti 2

Sot është bërë një vjet që kur erdhi në krye të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti me Lëvizjen Vetëvendosje.

Qeveria që për kryeministër ka Albin Kurtin, sot shënon një vjetorin e qeverisjes.

Më 22 mars 2021 mori 67 vota për dhe 30 kundër.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk ishte lejuar që të merrte pjesë në zgjedhje për shkak se kishte probleme me ligjin.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, më 21 dhjetor 2020 kishte rrëzuar Qeverinë Hoti me shumicë deputetësh nga radhët e LDK-së, duke bërë që vendi të shpallë zgjedhjet e reja jo më larg se 40 ditë nga dalja e vendimit të Kushtetueses.

Por, sipas vendimit të gjyktës, Albin Kurtit i ishte ndaluar kandidimin për deputet, bashkë me disa zyrtarë të tjerë të VV pasi ishin të dënuar me kusht për shkak të hedhjes së gazit në Parlament.

Partia e tij fitoi mbi 50 për qind të votave, duke ia mundësuar kështu që së bashku me votat e garantuara të deputetëve të pakicave ta formojë pa problem qeverinë Kurti 2.

Partia Demokratike e Kosovës ka 19 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka tetë deputetë. 20  vende  të garantuara u takojnë pakicave, 10 nga  to vetëm për serbët e Kosovës.

Qeveria Kurti 2 ka 15 ministri, nga ta 8 anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Zëvendëskryeministër i parë për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi.

Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Zëvendëskryeministre e tretë për Çështje të Pakicatve dhe të Drejtave të Njeriut, Emilia Rexhepi.

Ministre e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ministër i Shëndetësisë është Rifat Latifi.

Ministre e Arsimi, Shkencës dhe Teknologjisë është Arbërie Nagavci.

Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit është Hajrulla Çeku.

Ministër i Administrimit Lokal është  Elbert Krasniqi.

Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës është Liburn Aliu.

Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural është Faton Peci.

Ministër i Mbrojtjes është Armend Mehaj.

Ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla.

Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Ministre e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Ministër për Komunitete dhe Kthim është Goran Rakiq.

Ministër për Zhvillimin Rajonal është Fikrim Damka./Insajderi.com