Një zyrtar i Qeverisë e një guardian tentuan ta arratisin nga burgu Milloshevqin- sa u dënuan ata?

Një zyrtar i Qeverisë e një guardian tentuan ta arratisin nga burgu Milloshevqin- sa u dënuan ata?

Në ndihmë për t’u arratisur nga Burgu i Sigurisë së Lartë, njërit prej pjesëtarëve të bandës kriminale, Mario Millosheviq, i dolën edhe një zyrtar i Qeverisë së Kosovës dhe një gardian i burgut.

Zyrtari në fjalë është Petrit Mustafa dhe deri tani ka ushtruar detyrën e zyrtarit në Departamentin e Logjistikës dhe Shërbimeve të Përgjithshme në Ministrinë e Diasporës, kurse gardiani në Burgun e Sigurisë se Lartë në Dyz është Stefan Veliqkoviq.

Këta morën dy dënime banale.

Petrit Mustafa, zyrtar i IT-së në Ministrinë e Diasporës me gjobë në shumë prej 2800 euro, kurse gardiani në burgun e sigurisë së lartë Stefan Veliqkoviq u dënua me 6800 euro.

InDoks në këtë dokumentar do të zbulojë të gjeturat e një hulumtimi të gjatë mbi Mario Millosheviqin, i kërkuar në Mal të Zi për krime shumë të rënda, e i dyshuar si anëtarë i njërës nga dy bandat më të mëdha që operojnë në biznesin e drogës në Kotor. Edhe për njerëzit që e rrethojnë. Edhe për ata që e ndihmuan në një arratisje të dështuar nga burgu i Sigurisë së Lartë në Kosovë.