Një zyrtar në burg, një tjetër në spital nga përleshja e armatosur, Bedri Istrefi merret me “sukseset” e vitit

Një zyrtar në burg, një tjetër në spital nga përleshja e armatosur, Bedri Istrefi merret me “sukseset” e vitit

Bedri Istrefi, Kryeshefi Ekzekutiv i Telekomit, është marrë me sukseset e vitit 2019. Atij nuk i ka bërë përshtypje se dy punëtorë të tij janë përfshirë në një përleshje me armë gjatë ndejës së fundvitit – tashmë njëri në spital dhe tjetri në paraburgim.

Dy punëtorë të Telekomit janë përfshirë në rrahje gjatë ndejës së fundvitit.

Rrahja ka përfunduar me vetëplagosje të Shaban Ramajt, nga arma që e mbante i dyshuari në këtë rast Berat Gashi.

Gazeta Insajderi merr vesh nga burime brenda policisë se Ramaj, është plagosur në pjesën abdominal në stomak. I njëjti është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për tretman mjekësor dhe se gjendja e tij është stabile.

Ramaj pas intervistimit ka deklaruar se armën e ka marrë nga shoku i tij, në këtë rast i dyshuari tjetër Berat Gashi i cili është ndaluar nga Policia për 48 orë.

Por duket se krejt kjo ngjarje s’i ka bërë përshtypje Bedri Istrefit, shefit të Telekomit.

 

Ai ka shpërndarë një video në Facebook, ku ka treguar për sukseset e arritura gjatë vitit 2019.

“Edhe një vit plot me sfida, aktivitete dhe përkushtim maksimal po e përmbyllim, duke besuar se viti i ardhshëm do të jetë një vit me objektiva dhe synime të reja për Telekomin e Kosovës”, shkruan ai mbi videon e publikuar, transmeton Insajderi.