Një zyrtar rezulton pozitiv me Coronavirus, mbyllet Agjencia e Regjistrimit Civil në Podujevë

Një zyrtar rezulton pozitiv me Coronavirus, mbyllet Agjencia e Regjistrimit Civil në Podujevë

Ministria e Punëvë të Brendshme ka njoftuar se është mbyllur Qendra për Regjistrimin e Automjeteve dhe Qendra për pajisje me Dokumente në Podujevë, meqë një zyrtar i kësaj qendre ka rezultuar pozitiv me Coronavirus, njofton Insajderi.

Kjo ministry ka bërë me dije se të gjitha shërbimet e Regjistrimit të Automjeteve do të bëhen në Qendrat e Regjistrimit të Automjete të rajonit 01, ku përfshihen komunat: Prishtinë, Fushë-Kosovë, Obiliq, Graçanicë, Lipjan dhe Drenas.

Ndërkohë, aplikimet e rasteve për pajisje me dokumente mund të bëhen nëpër Qendrat për Pajisje me Dokumente të komunave më të afërta.

“Me përjashtim të rasteve mjekësore dhe tërheqjes së dokumenteve të gatshme të cilat vazhdojnë të kryhen në QPD-në Podujevë”, thuhet në njoftimin e MPB’së. /Insajderi.com/