Edhe nga VMRO-DPMNE-ja, njëjtë si nga partia rivale LSDM, kanë shpallur fitoren në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut.
Sekretari gjeneral i kësaj partie u shpreh se votuesit sot i dhanë një grusht të fort pushtetit duke mbështetur “ripërtëritjen”.
“Maqedonia sot vendosi për ndryshime. Qytetarët sot dolën masovikisht për të dënuar pushtetin dhe për të mbështetur ripërtëritjen”, deklaroi Igor Janushev nga VMRO-DPMNE.
Ai nënvizoi se kanë ndodhur një sërë parregullsish, madje edhe “blerja e votave”.
Gjithsesi, nga ajo çfarë u pa për herë të fundit nga përpunimi i rezultateve në 566 vendvotime, ose 13 për qind e vendvotimeve u vërejt se koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM-ja prin me 34 për qind. Kurse VMRO-DPMNE ka 33 për qind./Insajderi.com