Njerëz të afërt me PDK-në, kush janë drejtuesit e Universitetit të Pejës

Njerëz të afërt me PDK-në, kush janë drejtuesit e Universitetit të Pejës

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC), mori vendim gjatë ditës së djeshme për tërheqjen e akreditimit të tri universiteteve publike të Mitrovicës, Prizrenit dhe Pejës, mirëpo nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), ky vendim është duke u konsideruar i paligjshëm, shkruan Gazeta Insajderi.

Mirëpo në krye të tre këtyre universiteteve ka njerëz që janë të kapur me njerëz të politikës. Thuajse në secilën pozitë janë të përfshirë njerëz të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Universiteti i Pejës, për të cilin KShC mori vendim që t’i tërhiqet akreditim, ku rektori është, Fadil Millaku akuzohet si njeri i afërt me ish-kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçin.

Haxhi Xhemajli është anëtar i Këshillit Drejtues në Universitetin e Pejës “Haxhi Zeka”.

Në mesin e Haxhi Xhemjalit pjesë e këshillit drejtues janë: Nur Çeku, Kryesues i Këshillit Drejtues, Fitore Broqi zv. Kryesues i Këshillit Drejtues, Albona Shala Abazi Profesor, Enkeleda Lulaj Anëtar i Këshillit Drejtues, Muhamet Sadiku Anëtar i Këshillit Drejtues dhe  Agim Rysha Anëtar i Këshillit Drejtues.

Ndërkaq po në Këshillin Drejtues të Universitetit të Pejës, është edhe Muhamet Sadkiu i cili në vitin 2012 kishte qenë kandidatë për kryetar të Bordit të PTK-së.

Kurse numrin prej tre prorektorëve të Universiteti të Pejës, e përbëjnë Sabiha Shala, prorektore për Mësimdhënie dhe Çështje Studentore, Afrim Selimaj, prorektor për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë dhe Ibish Mazreku prorektor, profesor dhe senator, shkruan Insajderi.

E në mesin e këtyre prorektorëve, Sabiha Shala është pjesë e strukturave të PDK-së, e cila në zgjedhjet e fundit komunale ajo ishte kandidate e PDK-së për kryetare të Pejës.

Foto: Sabiha Shala 

Këshilli Shtetëror i Cilësisë tërhoqi akreditimin për Universitetin e Mitrovicës dhe dy universitete të tjera publike, ato Pejës dhe të Prizrenit, në një vendim të publikuar të hënën.

Këshilli i Cilësisë, që vepron në kuadër të Agjencisë së Akreditimit vendosi që në bazë të raporteve të ekspertëve ndërkombëtarë, t’u tërhiqet akreditimi për vitin akademik 2019/2020, Universiteteve Publike; “Ukshin Hoti” në Prizren, “Isa Boletini” në Mitrovicë dhe “Haxhi Zeka” në Pejë.

Sipas këtij vendimi, këto universitete nuk mund të regjistrojnë studentë të rinj për këtë vit akademik, ndërsa vazhdon mësimi për studentët që tashmë janë në vitin e dytë dhe të tretë të studimeve. /Insajderi.com