plagos" />

Njëri nga të plagosurit rëndë në Viti po vazhdon të trajtohet në QKUK

Njëri nga të plagosurit rëndë në Viti po vazhdon të trajtohet në QKUK

Po vazhdon të trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës njëri nga personat i cili gjatë së martës u plagos rëndë në Viti, ku mbet i vdekur një person e po ashtu u plagos një tjetër, transmeton Insajderi.

Mjeku kujdestar, Ilir Hasanaj, ka njoftuar se gjendja e pacientit për momentin është stabile, por që i njëjti ka plagë dhe lëndime të rënda.

“Në të dy këmbët është i plagosur. Një plumb është në bark, brenda regjionit të abdomenit. Plumbi ka depërtuar prej kofshës në regjionin e brakut. Është duke u trajtuar me lëngje. Për momentin është stabil, por vazhdojmë më tutje”, ka thënë ai për Klan Kosova.

Hasanaj po ashtu ka bërë të ditur se tek 30-vjeçari ende nuk është bërë ndonjë ndërhyrje kirurgjike, sepse fillimisht do t’i bëhet një kontroll paraprak për të parë nëse është i nevojshëm intervenimi në abdomen.

Kjo meqë sipas tij, rreziku më i madh është në këtë pjesë të trupit të pacientit./Insajderi.com