Njeriu i Vetëvendosjes, dy prokurorë e një oficer i lartë i Policisë nën hetime për skandalin e 17 mijë eurove

Njeriu i Vetëvendosjes, dy prokurorë e një oficer i lartë i Policisë nën hetime për skandalin e 17 mijë eurove

Nexhat Kryeziu i përfshirë kryesor në skandalin e 17 mijë eurove nuk ishte vetëm, pas biznesmeni kishte kërkuar ndihmë edhe nga drejtësia.

Se kush janë ata që janë nën hetime e mësoni në dokumentar. Indoks në këtë episode do t’i kthehet temës së policëve të përfshirë në vepra kriminale. Disa thonë që janë raste të izoluara, por ka edhe të atillë që ishin vetë viktima të policisë dhe e shohin që aty ka banda.

Grupe të organizuara kriminale. Fraksione të udhëhequra nga politika. Do të sillen para publikut raste flagrante të kriminalitetit të policëve kosovarë, si dhe do të ri-sillen në mendjen e publikut raste që e karakterizojnë këtë forcë.

Hulumtimi i InDoks e hedh poshtë klishenë që deri tash ka ekzistuar, e krijuar nga disa OJQ të dyshimta, që Policia e Kosovës është institucioni më i besueshëm në vend./ Insajderi.com

InDoks| Policë dhe kriminelë

InDoks| Policë dhe kriminelëImazhi i Policisë së Kosovës si një nga institucionet më të besueshme në vend, i ndërtuar nga OJQ të dyshimta, del të mos jetë i tillë. Pjesëtarë të kësaj force janë përfshirë në vrasje të rënda, #vjedhje, #trafikim me #drogë e qenie njerëzore. Madje as dhomat e dëshmive në #Polici nuk ishin të sigurta nga policët.#InDoks në këtë dokumentar, me autor Visar Duriqi, do të zbulojë detaje të reja të hetimit kundër policit që dyshohet se kreu vrasje në #Suharekë, të reja rreth hetimit për invalidët veteranë që mashtruan Policinë e tash edhe janë graduar. Detajet e një rasti ku policë e prokuror dyshohet se u përfshinë në një vjedhje të disa mijëra eurove në një bastisje janë shpalosur në tërësi në këtë emision.Sa policë po hetohen, akuzohen e gjykohen për krime të rënda? Kush janë drejtuesit më të larët të kësaj force që janë zhytur në krim e kontrollohen nga politika?Përgjigjet e këtyre pyetjeve i mësoni të dielën në ora 20:10 në RTV Dukagjini Dukagjini dhe live në Insajderi

Gepostet von Insajderi am Sonntag, 21. April 2019