Megjithëse ishte njeriu qe për kaq shume vjet u kujdes për veturat Rugovës, thotë që vetëm një herë në jetën e tij e kishte takuar ish-presidentin.
Me disa vetura të tipit Chevrolet udhëtonte ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.
Ani pse kohë më parë e bartnin njeriun më me peshë të vendit, ato tashmë janë në një gjendje jo fort të mirë, të parkuara në oborrin e Kuvendit të Kosovës.
Dikur ato shkëlqenin.
Për to përkujdesej Xhemajl Hasani nga Prishtina, raporton T7.
Për 16 vjet, ishte ai që vullnetarisht pastronte veturat e Rugovës.
Madje Hasani i mban mend edhe të gjitha veturat që i kishte Rugova.
Ai e kujton edhe vitin 2004, kur u bë atentat ndaj presidentit të ndjerë, dhe më pas vetura ishte dërguar për t’u pastruar.
Megjithëse ishte njeriu qe për kaq shume vjet u kujdes për veturat Rugovës, thotë që vetëm një herë në jetën e tij e kishte takuar ish presidentin.
Në fund, Hasani thotë që pavarësisht që klasa politike në Kosovë ka njerëz të zgjuar, sipas atij, asnjë nuk i ngjanë Ibrahim Rugovës.