Njësitet e KFOR-it, kanë shkuar të hënën në zonën neutrale mes Kosovës dhe Serbisë në veri të vendit, përcjell Insajderi.com.
Klan Kosova ka raportuar se ata kanë arritur në zonën ku po qëndrojnë edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.
Sipas fotografive, aty shihen duke patrulluar ushtarë amerikanë, polakë dhe kanadezë.
Ndërkaq, kryeministri, Albin Kurti, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, tha se nuk ka informacione se KFOR-i do të ndërhyjë në Veriun e Kosovës.
“Sot kam pritur në takim komandantin e KFOR-it dhe bashkë me ministrin e brendshëm, Xhelal Svecla jemi në kontakt të vazhdueshëm me institucionet ndërkombëtare në Kosovë”, ka thënë Kurti.
Për këtë, serbët që jetojnë në ato komuna, si shenjë revolte kanë bllokuar rrugët që çojnë në këto pika kufitare, duke mos lejuark ështu të kalojë asnjë veturë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar të dielën se “do i japin Prishtinës kohë që t’i përmirësojnë gabimet ose do të marrin masa”.
Po ashtu, gjatë dy ditëve të fundit janë parë aeroplanët ushtarak serbë duke patrulluar mbi kufirin Kosovë – Serbi.
Të shtunën është sulmuar Qendra e Regjistsimit të Automjeteve me granata dore, duke shkaktuar kështu përhapjen e zjarrit./Insajderi.com