Njësitet Speciale të Policisë provokohen me këngë nacionaliste serbe në Jarinje (VIDEO)

Njësitet Speciale të Policisë provokohen me këngë nacionaliste serbe në Jarinje (VIDEO)

Janë bërë pesë ditë që kur serbët kanë bllokuar rrugën për në disa pika kufitare si shenjë revolte për kundërshtimin e vendosjes së reciprocitetit me targat e veturave, përcjell Insajderi.com.

Lidhur me këtë, që nga fillimi i kësaj proteste, për të mbikëqyrur situatën, në këto pika kufitare janë vendosur Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës.

Por, gjatë ndërrimit të pjesëtarëve të Njësisë Speciale, mesditën e së premtes, sesrbët që po protestojnë aty kanë provokuar Policinë duke lëshuar muzikë me thirrje nacionaliste serbe.

Që nga fillimi i protestës, ende nuk është shënuar ndonjë incident por vetëm se janë bërë disa provokime nga an e serbëve./Insajderi.com