Me Covid -19 sot janë njëzetë e nëntë të infektuar dhe njëzetë e dy të shëruar, njofton Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike në Kosovë, nga gjithsej 231 mostra të marruara.
Gjatë ditës së sotshme në laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuar 321 mostra, nga ku kanë rezultuar pozitiv 29 raste, ndërsa janë shëruar 22, kështu numri i të prekurve me Covid-19 në vendin tonë shkon në 1263 raste gjithsej, njofton Insajderi.
Të infektuarit e ditës së sotshme janë nga komunat e Vushtrrisë, Prizrenit, Prishtinës, Fushë Kosovës, Obiliqit, Mamushës, Mitrovicës dhe Rahovec.
Gjithashtu Instituti Kombëtar i Shëndetësisë publike dhe Ministria e Shendetësisë rekomandojnë që të respektohen udhëzimet e nevojshme.
“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Ministria e Shëndetësisë rekomandojnë që në mënyrë rigoroze të respektohen masat mbrojtëse të deritashme e në veçanti zbatimi i planit për masat lehtësuese që nënkupton vazhdimin e zbatimit të mëtutjeshëm të rekomandimeve”./Insajderi.com