Tabi, refugjat lufte u emocionua dje kur pa dy shqiptarë të festonin me shqiponjë fitoren me Serbinë.
“I njoh të gjitha skuadrat shqiptare, si Partizani dhe Tirana, por dua të më jepet një mundësi , të më ndihmojë dikush, ndonjë menaxher që të provohem, përveçse në Marok kam luajtur edhe në Turqi me Basaksehir, futbolli është jeta dhe ëndrra ime”, shprehet ai
Top Channel: Do të pëlqente të luaje me kombëtaren shqiptare?
Tabi: Sigurisht, un jam një mesfushor qendre tipik, jam shumë teknik, mund të shërbejë shumë mirë.
Në qendrën e azilkërkuesve qëndrojnë edhe shtetas të kombësive të tjera nga vendet e treta.
“Edhe un jam nga Siria, kam 5 ditë që erdha nga Kapshtica, dua të qëndroj këtu në Shqipëri”, shprehet një emigrant.
“Unë jam nga Iraku, por dua të shkoj në Gjermani, rruga deri tani më ka kushtuar 2500 dollarë amerikanë”, ka deklaruar një tjetër.
“Vi nga Jemeni, kam dëgjuar që këtu jetohet mirë”, thotë një tjetër.