Njoftim i rëndësishëm për ata që kanë borxh në ujësjellës

Nga 1 Korriku fillon procedura me përmbaruesit privat për konsumatorët që kanë borxhe.

Njoftim i rëndësishëm për ata që kanë borxh në ujësjellës

Ujësjellësi, “KRU Prishtina”, ka njoftuar konsumatorët që nga data 1 Korrik do të fillojë procedurën përmbarimore tek përmbaruesit privat  për ata që kanë borxhe në ujësjellës.

Në njoftim thuhet se do të ketë shpenzime shtesë dhe do të vështirësonte obligimin tuaj duke paguar taksë shtesë përmes procedurës përmbarimore.

” KRU “Prishtina” sh.a., ju njofton se duke filluar nga data 1 Korrik 2020 do të vazhdoj me procedimin e konsumatorëve borxhlinj në procedurë përmbarimore tek Permbaruesit Privat. Inicimi i kësaj procedure përmes Përmbaruesve Privat do të krijonte shpenzime shtesë dhe do të vështiresonte përmbushjen e obligmit tuaj duke paguar taksën shtesë”, thuhet në njoftim. /Insajderi/