
Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka njoftuar se ka shqyrtuar të gjitha ankesat e kandidatëve që kanë aplikuar për rekrut në Forcën e Sigurisë së Kosovës, njofton Insajderi.
Siç bëhet e ditur në njoftim, bordi ka vendosur që t’u pranohen ankesat e një pjese të kandidatëve.
“Bordi ka vendosur që të ju pranohen ankesat e një pjese të kandidatëve (më poshtë gjeni listën dhe datën e testimit), si dhe listën e kandidatëve që ju është refuzuar ankesa”.
“Kandidatëve që ju është refuzuar ankesa duhet të vijnë personalisht në zyrën e rekrutimit për ta marrë vendimin me shkrim”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Këtu mund ta gjeni linkun e atyre që ju është pranuar edhe atyre që nuk ju është pranuar ankesa. /Insajderi.com