Njoftim publik nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, lidhur me shkresën/sqarimin i cili ka qarkulluar si opinion i Departamentit Ligjor këto ditë nëpër media që ndërlidhet me mandatin e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, sqaron të gjitha palët e përfshira në këtë proces si dhe opinionin publik, si më poshtë:
Shkresa e datës 02.12.2019 nuk paraqet qëndrimin zyrtar të Departamentit Ligjor.
Shkresa që ka qarkulluar së fundmi është një draft-shkresë, përkatësisht propozim, që zyrtarët e Departamentit Ligjor i qarkullojnë për konsultim të brendshëm derisa e njëjta të marrë formën përfundimtare. Shkresat dalëse në emër të departamentit nënshkruhen nga zyrtari që e harton shkresën, udhëheqësi i drejtpërdrejtë i tij (udhëheqësi i divizionit) dhe drejtori i DepartamentitLigjor, për t’ju drejtuar më pas palëve përmes Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm. Kjo është procedura standarde e rregulluar se si distribuohen shkresat nga ky departament.