Njofton Meta: Shqipëria do të votojë më 25 prill 2021

Njofton Meta: Shqipëria do të votojë më 25 prill 2021

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka njoftuar lidhur me dekretin e datës së zgjedhjeve Parlamentare të vitit 2021, njofton Insajderi.

Në dekretin e tij u vendos data 25 prill, si dita kur shqiptarët do të duhet t’ë votojnë për zgjedhjen e qeverisë së re që do drejtojë vendin për katër vjetët e ardhshme.

DEKRET PËR CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR KUVENDIN

Në mbështetje të nenit 65, pikat 1 dhe 2, 92 shkronja “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 8, 9, pikat 1 dhe 4 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe pas konsultimit me partitë politike mbi caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë,

Dekretoj:
Neni 1

Zgjedhjet për Kuvendin të zhvillohen ditën e diel, më datë 25 prill 2021.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekreti 11700
Tiranë, më 06.09.2020
PRESIDENTI I REPUBLIKES
ILIR META. /Insajderi.com