Njohësi i emergjencave alarmon për zjarret në Kosovë

Njohësi i emergjencave alarmon për zjarret në Kosovë

Tahir Ahmeti, i cili është njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh bashkëthemelues i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC) ka deklaruar se institucionet duhet të bëjnë përgatitjet maksimale dhe profesionale për parandalimin e zjarreve fushore dhe pyjor.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se një pakujdesi e vogël, mund të shkaktojë dëme të mëdha.

Postimi i plotë:

Me fillimin e muajve të verës dhe temperaturave të larta, fillojnë të shfaqen edhe problemet me zjarret pyjore dhe fushore.

Një pakujdesi e vogël, qoftë ajo edhe krejtësisht e paqëllimshme, mund të shkaktojë dëme të mëdha në pyje, në toka bujqësore dhe në ambientin në përgjithësi. Sigurisht, më e rëndësishmja për t’u kuptuar është rrezikimi i jetës së qytetarëve të Kosovës.

Andaj institucionet përgjegjëse duhet bërë përgatitjet maksimale profesionale për parandalimin dhe pakësimin e zjarreve fushore dhe pyjore.