Njohja Kosovë – Izrael, Palestina reagon përmes ambasadës në Serbi

Njohja Kosovë – Izrael, Palestina reagon përmes ambasadës në Serbi

Palestina ka reaguar përsëri lidhur me zyrtarizmin e njohjes reciproke Kosovë-Izrael dhe vendimin për vendosjen e ambasadës në Jerusalem. Por, kësaj here këtë e ka bërë përmes ambasadës së Palestinës në Serbi, transmeton Insajderi.

Nga kjo ambasadë njohja e ndërsjellë Kosovë-Serbi më 1 shkurt vlerësohet si “zhgënjyese”, ndërsa thuhet se Kosova, e cila “po përpiqet të gjejë një vend midis shteteve të pavarura, është pritur t’i përmbahet fjalë për fjalë legjitimitetit ndërkombëtar dhe ligjit ndërkombëtar”.

Me marrëveshjen e nënshkruar, siç theksohet, Kosova “i tregonin shtetit palestinez, shteteve arabe, shteteve islamike, vendeve jo-drejtuese dhe anëtare të Bashkimit Afrikan dhe grupeve të tjera rajonale në botë që ajo injoron dhe shkel në mënyrë të qartë dhe të hapur ligjin ndërkombëtar, ligjshmërinë ndërkombëtare dhe rezolutat, që ndërlikon pozicionin e çdo shteti ta konsiderojë njohjen e Kosovës si shtet”.

“Ministria shpreson që institucionet vendimmarrëse në Kosovë do ta rishikojnë atë hap dhe do ta anulojnë atë vendim të shpejtë dhe do ta korrigjojnë atë akt të gabuar. Kështu, Kosova mund të japë një shembull të angazhimit të saj për legjitimitetin ndërkombëtar dhe të drejtën ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.

Të hënën u mbajt ceremonia virtuale e vendosjes zyrtare të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit.

Njohja e Kosovës nga Izraeli erdhi si pjesë e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë që ishte ndërmjetësuar nga administrata e Donald Trump në shtator të vitit të kaluar. Marrëveshja përfshinte gjithashtu njohjen e ndërsjellë midis Kosovës dhe Izraelit si dhe zotimin që Kosova dhe Serbia t’i vendosin ambasadat e tyre në Jerusalem. /Insajderi.com