
Banka NLB dorëzoi një donacion për të përmirësuar kushtet e banimit në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë.
Me këtë donacion janë blerë krevate, dyshekë, sirtarë, dollapë, perde, mobile, shporet, makinë për larjen e rrobave, TV, janë riparuar muret nga rrjedhja e ujit ne korridore, është ngjyrosur salla e ushqimit dhe janë përmirësuar shume pjesë tjera të shtëpisë.
Në këtë ngjarje morën pjesë dhe zëvendësministri Punës dhe Mirëqenies Sociale, Vesel Makolli , kryetari i Bordit të Bankës, Albert Lumezi, dhe ambasadori i Sllovenisë Bojan Bertoncelj.
Raze Aliqkaj drejtoreshë e Shtëpisë së të Moshuarve në Prishtinë e ka falënderuar Bankën NLB zëvendësministrin Vesel Makolli, ambasadorin slloven Bojan Bertoncelj dhe drejtorin gjeneral të NLB Sankës Alber Lumezi.
Ajo tha se me këtë donacion kanë lehtësuar jetën në Shtëpinë e të Moshuarve.
Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenie Sociale Vesel Makolli është ndjerë i kënaqur për këtë donacion. Ai tha se kjo Shtëpi ka nevojë për ndihma të tilla pavarësisht buxhetit që ndahet nga shteti.
“Për mua është një ndejsi e veçantë të jem në mesin e juaj. Është mirë që t’i ndihmojë këtij institucioni. Ka nevojë shumë për ndihma pavarësisht që ka vijën buxhetore”. ka thënë ai.
Ndërsa, drejtori gjeneral i NLB Bankës Albert Lumezi tha se donacionin më të madh kanë vendosur ta ndajnë pikërisht në shtëpinë e të moshuarve në Prishtine duke pas parasysh gjendjen dhe kushtet e vështira, raporton Zëri.
“NLB Banka është pjesë e një grupacioni më të rëndësishëm në regjion. 2017 ishte vit i sukseseve dhe e karakterisojm si vitin më të suksesshem. Ne si vlerë kemi rritjen dhe përkrahjen e komunitetit. Duke e parë gjendjen në shtëpinë e të moshuarve kemi vendosur që donacioni kryesor të jetë për këtë institucion. Ne do të mundohemi në vazhdimsi krahas mundësive tona që sadopak të ndihojmë me përmirësimin e kushteve. Të gjithë ne që kujdesemi për ata që dikur janë kujdesur për ne i bëjmë nder edhe vetes”, ka thënë ai.
Kurse Ambasadori Slloven Bojan Bertoncelj ka thënë se ndjehet shumë i kënaqur që Banka sllovene NLB po dhuron këtë donacion për Shtëpinë e të Moshuarve pasi tha se kjo Bankë po përcjellë kujdes ndaj kësaj kategorie ashtu siç është traditë edhe në Slloveni.
“Është shumë e rëndësishme për mua të jem këtu. Banka sllovene NLB është një nga kompanitë më të rëndësishme në Kosovës sepse punon dhe kujdeset drejt zhvillimit të mirëqenies së qytetarëve dhe jo vetëm në aspektin ekonomik po edhe për përgjegjësinë sociale. Të qenit një bankë kualitative është një përgjegjësi për parashikimin e përgjegjësisë sociale në të ardhmen. Kjo është e lidhur ngusht me angazhimin e sllovenëve për të moshuarit ashtu siç Sllovenia vepron edhe në vendin e vet. Në Kosovë jam shumë i lumtur sepse të qenit këtu ambasador jam i kënaqur që NLB po kontribuon për Kosovën. Në Kosovë një pjesë më e madhe janë të rinjë por është e rëndësishme për çdo shoqëri që të tregojnë dhe jenë të përgjegjshëm edhe për të moshuarit”, ka thënë ai.
Ai u tregua krenar që banka NLB në Prishtinë me këtë donacion ka mbështetur Shtëpinë e të Moshuarve në Kosovë.
Ndërkaq, zëvendësministri, Vesel Makolli, ka dhuruar dy mirënjohje në emër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale për Alber Lumezi dhe për Valmira Abazi drejtoreshë e Shërbimit për Prokurim.
Banka NLB Banka sh.a. Prishtinë dorëzon një donacion për të përmirësuar kushtet e banimit në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë.
Posted by Zeri on Thursday, 28 December 2017