Nokia në vitin 2017 do të prodhojë një telefon të ri

Nokia në vitin 2017 do të prodhojë një telefon të ri

Nokia ka konfirmuar se do të sjell një telefon të mençur vitin e ardhshëm, duke dhënë shenja rreth premtimit e saj për ri-hyrje në tregun e telefonave.

Dikur një kompani mjaft e fuqishme, ish-gjiganti Finlandës ishte blerë nga kompania Microsoft në vitin 2014, ku telefonat ishin shitur nën markën Lumia, njofton Telegraph.

Gjenerata e re e pajisjeve pritet të dalë në tremujorin e dytë të vitit 2017, pajisja e re pritet të zbulohet në Kongresin Botëror të Celularëve në muajin shkurt. /Insajderi.com