“Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën forcon stabilitetin e Serbisë”

“Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën forcon stabilitetin e Serbisë”

Sekretari i Shtetit amerikan Mike Pompeo, tha pas bisedimeve me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq sonte në Nju Jork, se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën do të forcojë stabilitetin dhe prosperitetin e Serbisë, Ballkanit Perëndimor dhe komunitetit transatlantik.

Pompeo shkroi në Twitter se kishte një “drekë produktive” me Vuçiq, duke diskutuar “dialogun Kosovë-Serbi” dhe hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Një drekë produktive me presidentin serb Aleksandar Vuçiq për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë dhe pranimit të Serbisë në Bashkimin Evropian. Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën do të forcojë stabilitetin dhe prosperitetin e Serbisë, Ballkanit Perëndimor dhe komunitetit transatlantik “, tha diplomati amerikan.

Pompeo dhe Vuçiq diskutuan në margjinat e një seance të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për situatën në Lindjen e Mesme.