
Norvegjia ia ka dhuruar Kosovës mbi 180 mijë doza të vaksinës kundër Coronavirusit nga kompania AstraZeneca, njofton Insajderi.
Lajmin e ka bërë të ditur të martën nga Ministria e Jashtme e Norvegjisë në Twitter.
Në njoftim është bërë e ditur se kjo është bërë falë bashkëpunimit të mirë me të dërguarin special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
“Kosova mbështetet nga Ekipi i Evropës. Norvegjia dhuron më shumë se 180 mijë doza të vaksinës AstraZeneca në Kosovë. Bashkëpunim i mirë me Miroslav Lajçak dhe institucionet e BE-së”./Insajderi.com