Novosti: Njësisë Speciale u kanë humbur këto dokumente konfidenciale në aksionin e djeshëm (FOTO)

Novosti: Njësisë Speciale u kanë humbur këto dokumente konfidenciale në aksionin e djeshëm (FOTO)

Mediumi serb Novosti, raporton se në pjesën veriore të vendit janë gjetur disa dokumente konfidenciale, të cilat dje i kanë humbur Njësisë Speciale të Kosovës.

Siç shkruan ky medium, këto dokumente i kanë gjetur qytetarët në veri, ku figurojnë të dhënat e serbëve që dje ishin cak i aksionit, bashkë me fotografitë e tyre dhe numrat e telefonit.

Përveç këtyre është gjetur edhe dokumenti i tërë planit operacional i veprimit me emër e mbiemër të zyrtarëve policorë.