Novosti: Pjesëtarët e FSK me 20 automjete janë nisur kah veriu i Kosovës

Novosti: Pjesëtarët e FSK me 20 automjete janë nisur kah veriu i Kosovës

Kolona e Forcave të Sigurisë së Kosovës me rreth 20 automjete janë fotografuar në afërsi të Mitrovicës, pretendon gazeta serbe Novosti.

Edhe kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se ka informacion për “lëvizjen e forcave shqiptare” nga dy baza kah veriu i Kosovës.

“Dy opsione i kemi parasysh, ose janë nisur ta marrin nën kontroll liqenin e Ujmanit dhe kështu t’i tregojnë muskujt ose ta kontrollojnë “kalimin e gjelbër” në veri, në mënyrë të pengojnë rrjedhën e mallit nga Serbia”, ka thënë Vuçiq në takimin me përfaqësuesit e Listës Serbe./Insajderi.com.