Novosti: Ramushi po e minon dialogun dhe takimin në Paris

“Veprimi i kryeministrit të Kosovës po i prishë planet e fuqive të mëdha rreth negociatave me Kosovën. Për shkak të procesit zgjedhor në Kosovë është në pikëpyetje takimi të cilin e kanë paralajmëruar Macron dhe Merkel”, shkruan gazeta serbe “Novosti”.

Novosti: Ramushi po e minon dialogun dhe takimin në Paris

Me dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj vazhdimi i dialogut me Serbinë praktikisht është shtyrë për kohë të pacaktuar deri sa nuk kryhen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe nuk formohet qeveria e re e Kosovës e cila do të pranonte t’i hiqte taksat ndaj prodhimeve serbe, dhe kështu që Serbia të pranojë të bisedojë me Kosovën, pretendon “Novosti”.

Edhe Bashkimi Evropian, si ndërmjetësues zyrtar në dialog, edhe SHBA si “asistent” i vazhdueshëm në negociata, kanë pasur ambicie që në vjeshtë ta kryejnë pjesën më të madhe të punës në kuadër të negociatave në mes të Kosovës dhe Serbisë, mirëpo, pasi gjatë këtyre viteve të kaluara çdo herë kur ndonjë palë ka qenë në procesin zgjedhor dialogu ka pushuar, është pikëpyetje e madhe çfarë do të mund të bëhet në këto rrethana të reja, vazhdon gazeta.

“Veprimi i Haradinajt sjellë në pikëpyetje” edhe takimin e paralajmëruar në Paris, të cilin deshi ta organizojë presidenti i Francës Emmanuel Macron. Ky takim, ku është ftuar edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, do të duhej të organizohet gjatë shtatorit, mirëpo liderët kosovar në këtë periudhë do të jenë në mes të fushatës parazgjedhore. Apo, nëse votimet mbahen më 8 shtator, do të jenë të koncentruar në formimin e qeverisë. Ndërsa praktika e mëhershme tregon se ky proces në Kosovë mund të zgjasë me muaj të tëra. Herën e fundit zgjedhja e qeverisë zgjati tre muaj, pretendon gazeta, duke u përpjekur t’i arsyetojë autoritetet serbe në rast të mos shkuarjes në Paris për shkak të kushtëzimit që po e bëjnë për vazhdimin e dialogut.

Sipas “vlerësimit” të ministrit serb të mbrojtjes Aleksandar Vullin, dorëheqja e Haradinajt “është një farsë dhe mënyrë që dialogu të shtyhet apo të ndërpritet, dhe e gjithë barra t’i vihet Serbisë”.

Edhe shefi i diplomacisë së Serbisë Ivica Daçiq ka thënë se dialogu momentalisht është në komë, dhe ende nuk dihet se a do ta ringjallin reanimatorët./Insajderi.com.