Nuk caktohet asnjë ambasador i ri në Uashington, Vlora Çitaku i kthehet detyrës

Nuk caktohet asnjë ambasador i ri në Uashington, Vlora Çitaku i kthehet detyrës

Vlora Çitaku është kthyer përsëri në pozitën e ambasadores së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo pasi partnerët e koalicionit qeverisës ende nuk janë pajtuar për një emër që do të ishte pasardhës i Çitakut në Uashington.

Ministria e Punëve të Jashtme për REL deklaroi se, Çitaku ende është në detyrë të ambasadores së Kosovës në SHBA.

Presidenti i Kosovës kishte nënshkruar dekretin për tërheqjen e Vlroa Çitakut nga ky post, pasi muaj më herët ishte shkarkuar nga ish-ministri jashtëm, Glauk Konjufca. /Insajderi.com