Lista për deputetë e Lëvizjes Vetëvendosje nuk është certifikuar nga KQZ-ja, njofton Insajderi.
Kjo pasi që ‘pro’ certifikimet të listës së VV-së kanë qenë vetëm pesë anëtarë të KQZ-së.
“5 vota për, s’cerfitikohet lista”, është shprehur Daka gjatë konferencës së KQZ-së e cila është transmetuar online për media.
Lëvizja Vetëvendosje nuk ka zëvendësuar emrat që kanë probleme me ligjin e që janë rekomanduar të zëvendësohen.
Nga moscertifikimi i kësaj liste, e drejta për të kandiduar i’u mohohet edhe disa prej figurave kyçe të Lëvizjes Vetëvendosje, si Albin Kurti, Liburn Aliu etij./Insajderi.com