Nuk di të lexojë shqip, por 93-vjeçarja lexon rrjedhshëm Kuranin

Nuk di të lexojë shqip, por 93-vjeçarja lexon rrjedhshëm Kuranin

E Moshuara Hanife Hoxha nga Gremja e Ferizajit nuk kishte shkuar as edhe një ditë në shkollë dhe si pasoj ajo nuk di të lexoj e as të shkruaj në shqip.

Por Hanife Hoxha lexon rrjedhshëm Kuranin në gjuhen arabe. Ajo rrëfen  se leximin në gjuhen arabe e kishte mësuar qysh kur kishte qenë e vogël në ‘mejtep’ siç quhej shkolla në atë kohë.

E moshuara nuk e ka harru as mësuesin e saj Rifatin që ia mësoj leximin e Kuranit, shkruan Klan Kosova.

Ndërsa djali i saj thotë se Hanife Hoxha është mbi 100 vjet por në dokumente është e shkruar më vonë.

Lidhur me leximin e Kuranit nga e moshuara është shprehur i befasuar edhe hoxha i fshatit./Insajderi.com