Nuk është në interes të Rusisë zgjidhja, Serbia duart e lidhura

Shkruan: Maksim Samorukov

Nuk është në interes të Rusisë zgjidhja, Serbia duart e lidhura

Analisti rus Maksim Samorukov pretendon se ky qëndrim i Moskës i lidhë duar e Beogradit.

Në analizë vlerësohet se Moska nuk ka asnjë arsye të përkrahë zgjidhjen përfundimtare të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë sepse nuk do të kishte fituar asgjë me këtë, porse do të kishte humbur ndikimin e saj në rajon,

Në këtë moment Rusia është aleati kyç i Serbisë sepse mund të garantojë që Kosova nuk do të hyjë në Kombet e Bashkuara dhe organizata tjera ndërkombëtare.

Për vëzhguesin e jashtëm, sabotimi i zgjidhjes së marrëdhënieve me Kosovën duket si përkrahje e pakufishme ndaj Serbisë, dhe kjo përkrahje nuk i lë Beogradit hapësirë për manovrim në negociata me Kosovën.

Samorukov bënë pyetje: “Përse Rusia do ta ndihmonte zgjidhjen e marrëdhënieve me Kosovën? Për të lejuar që Serbia të hyjë në BE dhe t’i vë sanksione Rusisë? Për t’i obliguar rusët të kërkojnë viza kur e vizitojnë Serbinë? Që Serbia të ashpërsojë marrëveshjen bilaterale tregtare me Rusinë për shkak të BE-së? Për t’i lejuar Serbisë të thellojë bashkëpunimin me NATO-n dhe të bëhet pjesë e Perëndimit?

Të gjitha këto rezultate janë të padëshiruara për Rusinë, të cilës, për të penguar këtë, thjesht i nevojitet që vetëm të vazhdojë me politikën e refuzimit ta njohë Kosovën.

Për vëzhguesin e jashtëm, sabotimi i zgjidhjes së marrëdhënieve me Kosovën duket si përkrahje e pakufishme ndaj Serbisë. Premtimet se Rusia kur nuk do ta lë Serbinë “në baltë” dhe se do të bëjë gjithë çfarë është në fuqinë e saj ta ruaj integritetin e saj territorial, duken si veprime të miqësisë së palëkundshme ndaj serbëve. Në realitet, udhëheqja serbe nuk di se si të lirohet nga kjo përkrahje, e cila Beogradit nuk i lë hapësirë manovrimi në negociata me Kosovën”.

Udhëheqësit serb nuk guxojnë të veprojnë sikur të ishin më pak patriotë se Kremlini. Kremlini këtë e di dhe jep komunikata publike të cilat i detyrojnë serbët t’i marrin pozicionet të papërkulshme.

Beogradi është përpjekur që gjatë vizitës së presidentit Vladimir Putin ta bindë mysafirin e tij që t’i jep së paku pak hapësirë manovruese në çështjen më të rëndësishme të politikës së jashtme të Serbisë: njohjen e Kosovës.