“Nuk guxojmë ta konsiderojmë Specialen si gjykatë të Serbisë”

“Nuk guxojmë ta konsiderojmë Specialen si gjykatë të Serbisë”

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, thotë se nuk duhet konsideruar në asnjë moment Gjykatën Speciale, si gjykatë të Serbisë, transmeton Insajderi.

Sipas tij, nëse veprohet në këtë mënyrë do të krijohet një narracion se atë e do Serbia.

Derisa shton se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është pranuar si e pastër edhe nga ata që e kanë formuar Gjykatën Speciale.

“Kosovës i është pranuar e drejta për luftë qysh kur në Kosovë janë para pizgauerat e ushtrisë serbe që janë parë edhe në Bosnje. Nga ai moment lufta çlirimtare është njohur sikurse edhe popujve tjerë për dekolonializim. Lufta e UÇK-së është pranuar si e pastër edhe nga ata që e kanë formuar Gjykatën Speciale”, tha ai në RTV Dukagjini.

Sipas Hasanit lufta e UÇK-së në asnjë moment nuk është njollosur as nga faktori ndërkombëtarë.

“Ne nuk guxojmë ta konsiderojmë Specialen si gjykatë të Serbisë. Nëse veprojmë kështu atëherë do të krijonim një narracion se atë e do Serbia. Realiteti është tjetër. Mbetet për t’u parë origjina e provave”.

“Ngjashmëritë më të mëdha të kësaj gjykate janë me rastin e Kamboxhias”, tha ndër të tjera Enver Hasani. /Insajderi.com