Nuk ishte kjo hera e parë – Anëtari i Nismës dhe më herët e paralajmëronte “vdekjen” e Kurtit

Nuk ishte kjo hera e parë – Anëtari i Nismës dhe më herët e paralajmëronte “vdekjen” e Kurtit

Anëtari i Nismës, Haxhi Hoti, mbrëmjen e sotme është bërë shumë i përfolur në mediet vendore. Kjo për faktin, se ai e kërcënoi të parin e VV-së, Albin Kurtin, me vdekje.

Mirëpo, në bazë të gjetjeve në profilin e tij në Facebook,Hoti del ta ketë paralajmëruar edhe kohë më parë “vrasjen” e Kurtit.

Ai një status në Facebook kishte deklaruar se Albin Kurti duhet të ketë mbrojtje të afërt ngase, mund të vritet nga njerëzit e VV-së apo dikush që është i çmendur, shkruan Gazeta Online Insajderi.

Gazeta Insajderi ka tentuar të marrë një prononcim nga Policia e Kosovës për kërcënimin e bërë sonte nga anëtari i Nismës mirëpo, ata kanë qenë të paqasshëm.