‘Nuk ishte vetëm Gani Geci ai që e tradhtoi ‘Sandokanin’ – Publikohen emrat që u përfshin në vrasjen e tij

‘Nuk ishte vetëm Gani Geci ai që e tradhtoi ‘Sandokanin’ – Publikohen emrat që u përfshin në vrasjen e tij

Gruaja e Abedin Rexhës, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sanije Rexha, ka publikuar një dokument që sipas saj është sekret dhe në të, gjenden emrat e mbështetësve të vrasjes së burrit të saj, shkruan Gazeta Insajderi.

Rexha përmes Facebook ka thënë se ata janë tradhtarët e Abedin Rexhës dhe me këtë, Gani Geci nuk ka qenë tradhtari i vetëm.

“Me këtë lirisht mundë të them se Gani Geci nuk ka qënë tradhtari i vetëm në vrasjën e Abedin Rexhës! E ftoj te tregoj nga kush mori urdhër dhe cila ishte arsyeja e vrasjës sē Abedin Rexhës- Sandokanit? Gani Geci është i obliguar të tregoj të vërtetën”, ka shkruar ajo.

Abedin Rexha, i njohur si “Sandokani”, ishte vrarë më 8 tetor të vitit 1998./Insajderi.com/